Ditën e sotme ka humbur betejën me Covid- 19 punonjësi i Policisë Bashkiake të Shkodrës Rauf Guri. Sëmundjet e tjera bashkëshoqëruese kanë bërë që efektivi i policisë të mos e përballojë dot virusin duke i marrë jetën. Lajmi është bërë i ditur nga familjarë dhe kolegë, ndërsa nuk ka munguar edhe reagimi i kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi.
“Të vështira janë fjalët në të tilla momente..nuk ishte kohë lamtumire për njeriun e përkushtuar, familjarin e mirë dhe punonjësin model Rauf Guri.
Fitove çdo betejë në radhet Policisë Bashkiake, por nuk ia dole me gjithë përpjekjet në luftën me Covid19.
Në këtë moment të vështirë i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve!”, shkruan Ademi në postimin e saj në faqen zyrtare në Facebook. Me këtë rast, ShkodraWeb Media shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmëve, miqve, kolegëve dhe të njohurve të efektivit të Policisë Bashkiake Rauf Guri.