
Mbas fitores së sotme (djeshme) ndaj rivalit direkt, që ishte njëkohësisht një hap i madh për qëndrimin në Superiore, nuk besoj se gazetarët e mediave lokale të Shkodrës do të kërkojnë në formë ultimative dorëheqjen e trainerit, as ti përmendin “biografinë e njollosur me baste”.
Përkundrazi, do të duhej të ishte një moment reflektimi, do të duhej…
Që nuk është ndonjë sukses për një Klub si Vllaznia qëndrimi në Superiore, kjo dihet, por si shkoi puna ekipi i klubit më të vjetër shqiptar duhej mbështetur, mbështetur me shpresën e një ristartimi nga nje stad më i lartë cilesor sezonin e ardhshëm.
Përndryshe po nuk ndryshojë gjë dhe historia e viteve të fundit përsëritet, sigurisht që nuk ia vlen mbeshtetja, bile si dënim më mirë të binte nga kategoria.







