“Fitorja e Superkupës edhe për moral”, Xhaferi: Për të treguar kush ishte më i miri sezonin e kaluar…

Ka nje vit qe eshte afruar prane Vllaznise dhe trofeun e pare me te e ka fituar tashme, pikerisht ate te Kupes se Shqiperise. Alban Xhaferi do te synoje te fitoje edhe te dytin sot perballe Teutes.

Ne nje prononcim per mediat, sponsori kuqeblu eshte shprehur se kjo perballje eshte edhe nje test ne prag te nisjes se kampionatit dhe padyshim qe deshiron ta fitoje.


“Superkupa është një moment i bukur, që zhvillohet para kampionatit dhe na sherben pwr t’u testuar se ku jemi. Por, njëkohësisht Superkupa është një fitore morale e një sfide të vitit të kaluar, për të treguar se cila ishte skuadra më e mirë e kampionatit.

Sigurisht që skuadrat kanë ndryshuar në krahasim me vitin e kaluar, si Vllaznia ashtu dhe Teuta. Do doja një ndeshje të bukur, një ndeshje spektakël që ofrohet për tifozët. Sigurisht, do kisha dashur fitimin e trofeut”- eshte shprehur Xhaferi per mediat.