
Shkruan në Facebook kandidatja për deputete e PD- së Shkodër Izmira Ulqinaku Rusi: Fitorja e Partisë Demokratike do vijë nga rinia. Boll me premtime boshe. Boll me plane bosh. Ne angazhohemi të sjelim ndryshimin që i duhet rinisë.
5000 bursa të plota në vit për të rinjtë dhe zerim apo përgjysmim i tarifave universitare në bazë të të ardhurave mujore të familjeve të tyre. Praktika të paguara për 10 mijë studentë – 300 mijë lekë të vjetra në muaj për secilin prej tyre, për 12 muaj rresht!
Vota e të rinjve do të jetë ndëshkimi për ata që u kanë marrë peng të ardhmen. Vota e të rinjve do të jetë vota e shpresës me të cilën do të fitojë çdo shqiptar.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!