
Ndonese ndaj nje skuadre me te forte, Vllaznia arrin nje tjeter fitore dhe madje me rezultat edhe me te paster ne miqesoret qe po luan ne Austri. Nese ndaj Traiskirchen te kategorise se trete austriake tre dite me pare kuqeblute fituan 1-0, sot ndaj Lafnitz te liges se dyte, ata kane fituar me rezultatin 2-0.
Edhe ne kete ndeshje golat jane shenuar ne pjesen e dyte, teksa fillimisht ka qene sulmuesi Çoba qe ka shenuar te parin e me pas Gurishta te dytin.
Ne pjesen e pare, rastet per te dy ekipet nuk kane qene te shumta dhe si rrjedhoje ne perfundim te saj eshte sigluar rezultati i barabarte pa gola 0-0. Por krejt ndryshe do te ishte e dyta teksa edhe austriaket kishin ndonje mundesi per te shenuar, por kane qene shkodranet me te sakte ne konkretizim.
Ne minuten e 61-te ka qene sulmuesi Mehdi Çoba qe e ka derguar topin ne rrjete duke zhbllokuar rezultatin, ndersa shtate minuta me vone do te ishte rradha e kapitenit Gurishta per te dyfishuar shifrat.
Pas nje inkursioni vetjak, ai ka gjuajtur tokazi nga jashte zone duke shenuar edhe golin e dyte per ekipin e Vllaznise. Me pas, pavaresisht perpjekjeve nuk ka patur gola te tjere dhe si rrjedhoje gjithçka eshte mbyllur me fitoren e kuqebluve me rezultatin 2-0.
Vllaznia e nisi ndeshjen me kete formacion: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Hakaj, Jonuzi, Boshnjaku, Marku, Çoba, A.Hoxhaj dhe Aralica. Ne pjesen e dyte jane aktivizuar edhe Vulaj, Kaina, Heriç, Pjeshka, Smajli, Shehi, Alivoda etj.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!