Firmosi për tre vitet e ardhshme me Vllazninë, flet për herë të parë sulmuesi kuqeblu Mehdi Çoba…

Shkruhet në faqen zyrtare të KF Vllaznia në Facebook: “Ekipi i Vllaznisë është i fokusuar maksimalisht për t’i arritur objektivat e këtij sezoni, por ndërkohë nga ana tjetër drejtuesit e klubit kanë nisur punën për skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Hapi i parë i rëndësishëm që është zyrtarizuar ditën e sotme ka qenë rinovimi i kontratës me sulmuesin Mehdi Çoba.


Duke e konsideruar atë një element të së ardhshëm, bëjmë me dije se me këtë futbollist është firmosur një kontratë trevjeçare. Suksese Mehdi Çoba me fanellën kuqeblu!”.

Ndërkohë, lojtari është shfaqur i kënaqur me këtë rinovim dhe e ka shfaqur edhe përmes një deklarate të shkurtër të bërë mbrëmjen e sotme pas zyrtarizimit të kësaj marreveshje nga ana e klubit.

“Jam i lumtur që do të jem pjesë e ekipit të zemrës dhe qytetit tim për tre vitet e ardhshme”, shkruan në postimin e tij në rrjetet sociale sulmuesi shkodran.