
Kandidati për President të FSHF, Bashkim Fino e cilësoi të parregullt procesin e votimit për zgjedhjen e Presidentit të FSHF, pasi sipas tij votuan përfaqësuesit e 12 shoqatave fantazmë dhe të 6 klubeve të cilët nuk janë pjesë e futbollit.
Fino paralajmëroi ankimim në gjykatë për parregullsitë e këtij procesi. “Ishte një proces i parregullt që nga votimi i 12 shoqatave të paregjistruara në gjykatë. Dhe diferenca prej 18 votash është rezultat i këtyre 12 shoqatave dhe klubeve ilegale.
Ekipe si Olimpiku, Vlora apo dhe Fieri, nuk janë pjesë e futbollit dhe vendosja e delegatëve ishte edhe guri edhe arra në thes, këta votuan dhe tregon për diferencën që zoti Duka fitoi në këto zgjedhje. Do vijojmë me procesin gjyqësor deri në CAS”, u shpreh Fino.
Nga votimi i 65 delegatëve në Asamblenë zgjedhore të FSHF në hotel “Adriatik” në Durrës, Armand Duka u shpall fitues për një mandat të pestë me 38 vota. Fino mori 24 vota, ndërsa katër ishin të pavlefshme.






