Finalja e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia dhe Laçi përplasin “brirët” për trofeun dhe…590 milion lekë…

Pasditja e sotme do te na dhuroje sfiden e shumepritur. Vllaznia dhe Laçi do te perballen me njera- tjetren per te synuar fitimin e trofeut te dyte me te rendesishem te futbollit shqiptar, Kupes se Shqiperise.

Ne fakt nuk do te jete vetem nje lufte per kete trofe. Do te jete shume me teper se aq. Kjo sepse fituesi do te siguroje nje shume te konsiderueshme prej afro 590 milione lekesh te vjetra, çka do te thote gati gjysma e shpenzimeve te sezonit te ardhshem.


Nje shume e tille vjen prej UEFA-s ngaqe fituesja e Kupes se Shqiperise do te shkoje direkt ne turin e dyte te Conference League duke perfituar kesisoj nje shume prej 450 mije eurosh ose 540 milione lekesh.

Perpos kesaj shume, siç dihet, fituesi i Kupes merr edhe nje bonus prej 50 milione lekesh nga Federata Shqiptare e Futbollit, pra Vllaznia ose Laçi sonte do te fusin ne arken e tyre me shume se gjysme miliardi leke.

Kjo padyshim qe e ben edhe me interesante sfiden e cila do te jete shume e luftuar dhe do te na dhuroje edhe emocione. Kujtojme qe ajo do te startoje ne oren 19.00 ne stadiumin “Air Albania”.