
KFF Vllaznia ka mundur 3- 2 Apoloninë dhe ka siguruar pjesëmarrjen në finalen e “Final 4” për kampionatin e femrave në futboll. Në “Loro Boriçi” vajzat kuqeblu triumfuan duke fituar me rezultat të ngushtë.
Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër, Partizani fitoi me rezultat minimal 1- 0 ndaj Gramshit, duke siguruar edhe ata finalen e madhe të futbollit të femrave.
Teksa është vendosur data 18 maj për ndeshjen finale Vllaznia- Partizani, pritet që së shpejti të përcaktohet edhe stadkiumi ku do të luhet kjo garë sportive. Dy ekipet finaliste, do të përfaqësohen në kupat e Europës, përkatësisht në UEFA Women’s Champions League ekipi kampion dhe në UEFA Women’s Europa Cup ekipi i renditur i dyti.