Një autobus me 38 persona i nisur nga Kreta nuk është lejuar të kalojë në pikën kufitare të Kakavijës, rreth orën 14:00 të pasdites së sotme. 36 udhëtarët dhe 2 shoferët janë kontrolluar nga mjekët dhe janë skeduar dhe fatmirësisht kanë rezultuar të pastër. Pasagjerët nga Tirana, Durrësi, Lushnja, Fieri pretendonin se nuk e dinin urdhërin e ndalimit.
Autobusi u lejua të kalojë pasi në të kishte edhe fëmijë, e të moshuar. Ai është shoqëruar nga përfaqësues të policisë rrugore, pasi të gjithë personat do të vetëizolohen në mënyrë të detyrueshme për të paktën 14 ditë. Në të gjithë rrethin e Gjirokastrës ka rreth 60 persona të izoluar përgjatë periudhës së provës për infektimin ose jo nga virusi.