Skip to content
17 January, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Fillimi i vitit të ri akademik, këtë vit 15% më pak regjistrime në arsimin e lartë në Shqipëri…

ShkodraWeb 6 October, 2025
godina universitet politeknik tirane 2025

Studentët që ulen në auditorë po reduktohen me shpejtësi nga viti në vit, duke bërë që numri i tyre në pjesën dërrmuese të fakulteteve të jetë shumë më i ulët se kapacitetet universitare. Degët që më parë ofronin dhjetëra dhe qindra kuota studimi, në disa raste tashmë po i numërojnë studentë me gishtat e njërës dorë. Këtë vit 16 mijë studentë ishin regjistruar në raundin e parë të studimeve në ciklin bachelor, nga rreth 19 mijë një vit më parë, ose 20 për qind më pak, sipas burimeve zyrtare nga Rektorati.

Numri i studentëve në arsimin e lartë në Shqipëri ka pësuar rënie të dukshme gjatë dekadës së fundit, veçanërisht në universitetet publike. Nga rreth 117 mijë studentë në vitin 2016, në vitin 2024 numri ka rënë në rreth 86.900, duke reflektuar tranzicionin demografik të vendit me rënien e lindjeve dhe emigracionin e lartë të të rinjve. Universiteti i Tiranës, që mbetet institucioni më i madh në vend, ka humbur pothuajse 6 mijë studentë ndërmjet 2016 dhe 2024, ndërkohë që rënia ka qenë edhe më e fortë në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe Universitetin e Vlorës.

Rënia e numrit të studentëve në arsimin publik është në kontrast me tendencën e sektorit privat. Në vitin 2016 në institucionet jopublike të arsimit të lartë ishin vetëm 24 mijë studentë, ndërsa në vitin 2024 shifra ka arritur mbi 37 mijë. Universiteti Europian i Tiranës, Universiteti Epoka dhe Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë kanë pësuar rritje të vazhdueshme, duke tërhequr gjithnjë e më shumë të rinj. Po kështu, universitetet e profilizuara si “Marin Barleti”, “Aldent” apo kolegjet e biznesit kanë fituar terren, falë ofertave më të përshtatura për tregun e punës dhe programeve fleksibël.

Një tjetër prirje është zgjerimi i interesit për degët e lidhura me shëndetësinë dhe stomatologjinë, ku universitetet private si Aldent dhe kolegjet e ngjashme kanë pasur rritje të shpejtë të regjistrimeve. Po kështu, rritje kanë shënuar edhe universitetet që ofrojnë programe në teknologji dhe menaxhim, duke reflektuar ndryshimin e kërkesës së tregut shqiptar dhe atij rajonal. Ndërkohë, degët tradicionale të bujqësisë dhe shkencave natyrore vazhdojnë të humbin studentë, duke vënë në rrezik zhvillimin e këtyre fushave.

Të dhënat tregojnë për një zhvendosje të preferencave të të rinjve nga universitetet publike drejt atyre private, të cilat ofrojnë programe më praktike dhe më të lidhura me punësimin. Ndërkohë, ka zhvendosje të preferencave nga degët teknike dhe bujqësore drejt mjekësisë dhe profesioneve që lidhen me tregun e punës. Shumë universitete në qarqet e vendit kanë pësuar rënie më të fortë, pasi të rinjtë preferojnë kryeqytetin ose po largohen jashtë vendit. Preferencat në arsimin e lartë janë zhvendosur drejt degëve që ofrojnë aftësi praktike dhe garanci më të madhe për punësim, si biznesi, ekonomia, teknologjia dhe sidomos mjekësia e stomatologjia. /Monitor/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – Kapen rreth 4300 rrënjë kanabis sativa në Dukagjin, procedohen penalisht 5 kryetarë fshatrash
Artikull pasardhës: VIDEO – Makina përplas motomjetin, humb tragjikisht jetën në spital 75- vjeçari i përfshirë në aksident

TË FUNDIT

arrest premal 2026

VIDEO – Prangoset 33- vjeçari nga Malësia e Madhe, ishte shpallur në kërkim me masë sigurie arrest me burg nga gjykata

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 17 janar 2026…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 17 janar 2026…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Prangoset 33- vjeçari nga Malësia e Madhe, ishte shpallur në kërkim me masë sigurie arrest me burg nga gjykata 17 January, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 17 janar 2026… 17 January, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 17 janar 2026… 17 January, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 17 janar 2026… 17 January, 2026
  • NGA LUTFI DERVISHI – RTSH, mes detyrimit publik dhe prangave politike… 16 January, 2026
  • VIDEO – Defekti në rrjetin elektrik të furnizimit, probleme me ujin e pijshëm në një pjesë të Shkodrës… 16 January, 2026
  • EMRI – Ministria e Jashtme jep detaje për shqiptarin e liruar nga burgu në Venezuelë, ja kush është ai… 16 January, 2026
  • Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën… 16 January, 2026
  • PËRVJETOR – Një vit më parë do të shuhej legjenda e futbollit shqiptar, “Nderi i Kombit”, Sabah Bizi 16 January, 2026
  • VIDEO – Pastrohet plazhi i Velipojës, 65 punonjës në terren nga derdhja e Bunës në Vilun… 16 January, 2026
  • Apeli i GJKKO jep vendimin, lë në fuqi sekuestrimin preventiv të pasurive të çiftit Malltezi… 16 January, 2026
  • Situata në zonat e përmbytura të qarkut Shkodër vijon të përmirësohet, bie niveli i ujit në Obot dhe Dajç 16 January, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrest premal 2026

VIDEO – Prangoset 33- vjeçari nga Malësia e Madhe, ishte shpallur në kërkim me masë sigurie arrest me burg nga gjykata

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 17 janar 2026…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 17 janar 2026…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 17 janar 2026…

ShkodraWeb 17 January, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.