
Një meshë solemne është organizuar ditën e sotme në Genazzano të Italisë. Qyteza e vogël afër Romës, mikpret çdo vit qindra shqiptarë e sidomos shkodranë që kremtojnë “Zojën e Shkodrës” që njihet edhe si “Zoja e Këshillit të Mirë”. Edhe sivjet kanë qënë të shumtë shkodranët e pranishëm. Siç raporton për ShkodraWeb nga Genazzano Edmond Delija, atmosfera ka qënë njosëj sikur të jesh në Shkodër. Mesha është drejtuar nga imzot Angelo Massafra arqipeshkëv metropolit i Shkodër- Pult, ndërsa nga fotot e dërguara shihet edhe Dom Artur Jaku ish- famullitari i Shkodrës, i cili është për studime në Itali. Muaji maj kremtohet si “Muaji i Zojës”, ndërsa në Genazzano ndodhet figurja që sipas legjendës, u shkëput nga muri i Kishës së Zojës në Shkodër dhe kali detin për të mbërritur pikërisht aty ku është sot. Sic shihet edhe nga fotot e dërguara, nuk mungon as flamuri kuqezi në këtë ceremoni.