Skip to content
11 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Festimi me shqiponjë bën “armik” pronarin serb të Sauthempton, Armando Broja bëhet çështje në Beograd

ShkodraWeb 13 January, 2022
broja shqiponje

Armando Broja bëhet çështje në Beograd. Ose më saktësisht, festimi me shqiponjë i sulmuesit të përfaqësueses shqiptare. Djaloshi 20-vjeçar e ka zgjedhur këtë festim si mënyrën e tij për të përshëndetur bashkëkombësit pas çdo goli që shënon. Një gjest që shpesh e kanë kopjuar edhe shokët e skuadrës së Sauthempton.

Një gjest që për publikun anglez nuk ka pse të jetë problem, ashtu siç është për mendje të sëmura në Beograd. Kështu, gjesti i sulmuesit shqiptar është vlerësuar si simbol nacionalist në mediat serbe dhe për më tepër, ato kanë kritikuar pronarin e ri serb të Sauthempton, Dragan Sholak, se ka duartrokitur një festim të tillë. Sholak ishte i pranishëm në tribunë në ndeshjen e fundit të Sauthempton ndaj Brentford, kur Broja shënoi dhe festoi në mënyrën e tij të zakonshme. Pronari sigurisht që u ngrit në këmbë dhe duartrokiti shqiptarin për golin e shkëlqyer që shtyu ekipin drejt një fitoreje të rëndësishme.

Por për “republika.rs”, manjati ka mbështetur “fyerjen e Serbisë në Angli’, siç e përshkroi këtë veprim në titullin e artikullit që i kushtohej kësaj teme. “Në minutën e 49-të, sulmuesi 20-vjeçar i Sauthempton shënoi për skuadrën e tij dhe vrapoi në fushë me duar të kryqëzuara, ndërsa shumë shpejt në planet televizive u shfaq pronari i “United Media”, i cili përshëndeti këtë festë josportive të të riut Broja me duartrokitje të entuziazmuara. Sholak, përshëndeti simbolin e “Shqipërisë së Madhe”!”, shkruante kjo media.

Sulmi në Serbi ndaj Sholak vjen për faktin e thjeshtë se ai është një nga financuesit e opozitës së Aleksandar Vuçiç dhe mediat pro-qeveritare, tashmë gjejnë çdo mënyrë për ta sulmuar atë. Përfshirë edhe gjestin e Armando Brojës, duke transformuar edhe festën e një goli, në një shfaqje nacionalizmi.

Post navigation

Previous: “Kjo është si vdekje, nuk e durojmë dot…”, banorët e Postribës denoncim në SPAK për guroren që ndot ujin e pijshëm
Next: RAPORTI – Rritet numri i infeksioneve të reja por bie ai i viktimave, Ministria e Shendetësisë publikon të dhënat për Covid- 19

TË FUNDIT

full hd.04_03_42_02.Still058

VIDEO – “Shqipëria nuk rrezikon nga hantavirusi”, ISHP jep mesazhin për të gjithë shqiptarët: Nuk ka shanse…

ShkodraWeb 11 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – “Shqipëria nuk rrezikon nga hantavirusi”, ISHP jep mesazhin për të gjithë shqiptarët: Nuk ka shanse… 11 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 11 maj 2026… 11 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 11 maj 2026… 11 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 11 maj 2026… 11 May, 2026
  • Autorët i thyejnë këmbët dhe i presin një pjesë të veshit, dhunohet brutalisht ish-kreu i PD në Dajç… 10 May, 2026
  • VIDEO – Vllaznia e mbyll në krye Abissnet Superiore dhe fiton 100 mln lekë premio, nis “Final 4″… 10 May, 2026
  • OPINION – Nuk është ndotje po zhurma e jetës, zhurma e një qyteti që refuzon të heshtë… 10 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 10 maj 2026… 10 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon shtrimi i linjave nëntokësore, Ujësjellës- Kanalizime Shkodër nis asfaltimin e rrugëve 9 May, 2026
  • Nga Rrmaji në Gramoz, identifikohen 6 vendvarrime të personave të zhdukur në diktaturën komuniste 9 May, 2026
  • OPINION – Kush është i pamëkat, të hedh gurin e parë…drejt Robert Ndrenikës… 9 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.04_03_42_02.Still058

VIDEO – “Shqipëria nuk rrezikon nga hantavirusi”, ISHP jep mesazhin për të gjithë shqiptarët: Nuk ka shanse…

ShkodraWeb 11 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 11 maj 2026…

ShkodraWeb 11 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.