
Nga ora 06.00 e datës 5 janar 2021, merr fund kufizimi i lëvizjes në rrugë që në orën 20.30. Ky kufizim hyri në fuqi natën e krishtlindjes, duke zëvendësuar atë që e niste “orën policore” në 22.00.
Me rastin e festave të fundvitit, Komiteti i Ekspertëve ndërmori një kufizim të mëtejshëm, i cili në fakt nuk u kapërdi nga autoritetet fetare të besimit katolik e orthodhoks, të cilët u detyruan të mbajnë meshën e Krishtlindjes në orarin e pazakontë 19.00.
Pavarësisht se nuk ka ndonjë zgjatje shumë të madhe, vetëm me një orë e gjysmë më shumë, përsëri rikthimi i orës 22.00 si ndalim qarkullimi në mjedise publike, është një lajm i mirë për 2021-in.
Gjithmonë nëse nuk do të ketë ndonjë “surprizë” nga Komiteti i Ekspertëve, aq më tepër kur varianti i ri i koronavirusit është në portat tona, Të paktën 4 raste, janë konfirmuar në Greqinë fqinje.