Bashkia Shkodër njofton të gjithë qytetarët se për shkak të shtimit të fluksit të lëvizjeve gjatë ditëve festive, rruga nga Ura Dervishbeg deri pranë Pedonales “28 Nëntori”, (siç njihet rruga Azilit) do të bllokohet nga ora 17:00 – 24:00, duke nisur që nga dita e sotme deri në datën 1 Janar 2024.
Të gjithë qytetarët që kanë banesat aty, do të orientohen nga Policia Bashkiake për qarkullimin e tyre. Kërkojmë mirëkuptim e banorëve për këtë ndyshim të lëvizjes, për të krijuar kushte sa më të sigurta për këmbësorët në këto ditë festive ku Shkodra është kryefjalë e festës.

