Pas aktivitetit të organizuar në Kalanë “Rozafa” të shtunën në mbrëmje nga ministrat Ditmir Bushati dhe Blendi Klosi, ka reaguar deputeti i Shkodrës, Romeo Gurakuqi. Kryesuesi i listës së PD-së ka bërë një paralelizëm në mes të sotmes dhe të kaluarës komuniste, edhe në mënyrën e organizimit të “Colours of Albania”. Deputeti Gurakuqi shkruan në faqen e tij zyrtare në Facebook:
“Projektuesi socialist i dhunimit te qytetarise shkodrane, shpenzoi dje miliona leke nga buxheti i shtetit, apo nga “sponsorizuesit” anonime te Rilindjes Komuniste, per te rihyre tinzisht, permes Kalase Rozafat, ne qytetin e traumatizuem nga bandat, te vorfnuem nga diskriminuesit, te lene pa mbrojtje nga “dalezotsit”. Si dikur ne festat komuniste, “Lavjerresat”, si dekor i pushtetit, peruleshin me nderime te pandalshme, ne oborrin e trete te Akropolit te Shkodres.”.