Ferrari luksoz bie ne “rrjeten” e policise ne mes te Bllokut…

Një makinë tepër luksoze është shfaqur sot në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë. Makina sportive Ferrari, është ndaluar nga policia, teksa ka qenë duke lëvizur me një shpejtësi marramendëse në rrugë. Mjeti ka rënë në “rrjetën” e policisë, pasi ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Nuk dihet kujt i përket mjeti super luksoz, por bëhet e ditur se ka tërhequr jo pak vëmendjen e qytetarëve, pasi kanë qenë pikërisht këta të fundit, që kanë raportuar për të. /shqiptarja.com/