Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

FENOMENI – Shtohen 10 mijë në 2025-n, vendet bosh të punës në Shqipëri po i plotësojnë pensionistët…

ShkodraWeb 23 March, 2026
pensionist punesim 2026

Ecuria e tregut të punës në Shqipëri për vitin 2025 tregon se teksa ekonomia rritet, vendet e reja të punës janë ekskluzivitet i vetëm për pensionistët.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se numri mesatar i të punësuarve ishte 4,886 persona më i ulët se në vitin 2024, me rënie -0.4%.

Sipas të dhënave, rritja e vetme pozitive në të gjithë strukturën e punësimit vjen nga kategoria mbi 64 vjeç, e cila ka pësuar zgjerim me 8.7%, duke shtuar mbi 10 mijë persona të moshuar në radhët e të punësuarve brenda një viti. Ky trend ka zhvillime krejt të kundërta me grup-moshat e tjera, ku numri i të punësuarve 15-64 vjeç ka pësuar një tkurrje me 15,298 persona në krahasim me 2024.

Nëse pensionistët nuk do të përfshiheshin në raportim shifrat e punësimit total do të shënonin një rënie shumë të fortë.

Kjo zhvendosje demografike tregon se struktura e popullsisë po plaket me ritme të shpejta, duke detyruar tregun të adaptohet me forcën e punës që ka në dispozicion. Ndërsa të rinjtë e moshës 15-29 vjeç po zhduken nga radhët e të punësuarve me një rënie vjetore prej 4.3% në 2025 për shkak të uljes së lindjeve dhe emigracionit të lartë, pensionistët po kthehen në rezervën e fundit ku biznesmenët mund të gjejnë staf.

Rritja e punësimit te pensionistët, ndonëse po shërben si një frymëmarrje artificiale për tregun e punës, fsheh pas pasojat e rënda që do të vijnë për skemën e sigurimeve shoqërore dhe qëndrueshmërinë fiskale të vendit. Raporti mes kontribuuesve dhe përfituesve po shtrembërohet në mënyrë të rrezikshme, teksa forca aktive 15-64 vjeç po tkurret me mbi 18 mijë persona në vit, barra për të mbajtur sistemin po bie mbi një bazë gjithnjë e më të vogël të rinjsh.

Në planin afatshkurtër, punësimi i moshës mbi 64 vjeç duket si një ndihmë për arkën e shtetit, pasi këta individë vazhdojnë të paguajnë kontribute ndërsa marrin pension. Megjithatë, kjo zgjidhje ku brezi i vjetër po punon për të financuar veten, për shkak të mungesës së zëvendësimit nga forca e re e punës që po emigron nuk ofron siguri në afat më të gjatë.

Mbështetja tek pensionistët për të plotësuar vendet e punës që lënë të rinjtë po tregon se ekonomia po përshtatet me rënien, jo me rritjen. Presioni mbi buxhetin e shtetit do të rritet, duke detyruar ose rritjen e mëtejshme të moshës së daljes në pension, ose rritjen e taksave mbi ata pak të rinj që mbeten në vend. /B. HOXHA/

Post navigation

Previous: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 23 mars 2026…
Next: NGA ARDIT ÇYLYBYLI – Vetëm 42 km larg nga Shkodra, nafta kushton 73 lekë më lirë në Malin e Zi…

TË FUNDIT

besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
  • “Vetëgjyqësi e Valon Ademit”, situata në aeroportin e Vlorës, reagon ekipi i avokatëve të Behgjet Pacollit 19 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026…

ShkodraWeb 20 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.