Tashmë nuk ka asnjë dyshim. Është konfirmuar që demokratja Grida Duma ka lënë mandatin e deputetes. Lajmin e ka bërë publik edhe vetë deputetja me një deklaratë prej pak minutash për mediat nga Kryesia e Kuvendit.
Duma po e lë mandatin e deputetes për t’iu futur botës së televizionit. Dje u raportua se Duma do të nisë një emision dy herë në javë në Top Channel.
Mandati i Grida Dumës i kalon Ori Nebiajt, pasi në zgjedhjet e 2021 ka siguruar 5606 vota preferenciale. Ende nuk dihet nëse Nebiaj do ta pranojë mandatin, pasi ajo gjithashtu është e angazhuar në botën e televizionit.