Skip to content
31 January, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • HiTech

Fenomeni qiellor që pritet të ndodhë me 31 janar 2018…

ShkodraWeb 5 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

1

Në fund të muajit Janar përgatituni që të shikoni një spektakël qiellor, atë të eklipsit të hënës. Më 31 Janar do të ndodhë eklipsi i plotë hënor ose ajo që ndryshe quhet “Hëna e përgjakur”.

Ky fenomen përkon edhe me “Hënën blu”, që do të thotë se është hera e dytë brenda një muaji kur hëna do të jetë e plotë. Për vitin 2018, fenomeni “Hëna blu” do të ndodhë dy herë.

Por, është hera e parë në 150 vjet që eklipsi i plotë hënor përkon me “Hënën blu”, sipas faqes Space.com. Këtë fenomen të dyfishtë, disa e kanë quajtur “Superhëna blu e përgjakshme”.

Në rastin e “Hënës blu”, emërtimi nuk përkon me përmbajtjen. Nuk do të thotë se hëna do të marrë pigment blu, por emri është vendosur i tillë pasi është hëna e dytë e plotë në një muaj të caktuar të vitit. Kësaj radhe, ngjyra do të ndryshojë, por nuk do të jetë blu.

Do të jetë e kuqërremtë sepse gjatë një eklipsi hënor Toka shtrihet mes Diellit dhe Hënës, duke bllokuar dritën që godet sipërfaqen hënore.

Ky fenomen do të ndodhë më 31 Janar në mes të natës, kur Oqeani Paqësor do të vendoset përballë Hënës. Kjo do të thotë se vendet që do të kenë një pamje perfekte të eklipsit do të jenë SHBA-ja perëndimore, Alaska, Hawaii, Azia qëndrore dhe lindore, Zelanda e Re dhe Australia.

Këto shtete do të jenë në gjendje të shohin eklipsin hënor nga fillimi deri në fund. Megjithatë, edhe nga vendet e tjera të botës do të mund të shihet, ndonëse pjesërisht. Prandaj, përgatituni që më 31 Janar të shikoni fenomenin natyror të “Hënës së përgjakur”.

Të nderuar lexues dhe vizitorë të portalit tonë! Reklamat që shfaqen, mundësojnë që ShkodraWeb të vazhdojë të jetë e lirë dhe e pandikuar në përcjelljen e të vertetës. Faleminderit nëse i klikoni!

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: RISIA/ Edhe Twitter me video si Snapchat
LAJM PAS: Zbulohet një ilaç që lufton kancerin, më efektiv se kimioterapia

TË FUNDIT

Mbi 200 milion adresa e- maili shpërndahen falas në internet, Twitter shënjestrohet nga hakerët…
  • Aktualitet

Mbi 200 milion adresa e- maili shpërndahen falas në internet, Twitter shënjestrohet nga hakerët…

4 weeks ago
Kompania celulare “One” shqetësime pa fund për klientët, prej muajsh ankesa të shumta për mos ofrim të sherbimeve
  • Aktualitet

Kompania celulare “One” shqetësime pa fund për klientët, prej muajsh ankesa të shumta për mos ofrim të sherbimeve

1 month ago
EMRAT – Kush janë 5 zyrtarët që prokuroria kërkon arrestimin, hakerat përdorën aksesin e IT-ve të DAP për t’u futur në databaza
  • Aktualitet

EMRAT – Kush janë 5 zyrtarët që prokuroria kërkon arrestimin, hakerat përdorën aksesin e IT-ve të DAP për t’u futur në databaza

2 months ago

TË FUNDIT

  • FOTOLAJM – Luiz Ejlli personazhi i momentit në media dhe rrjetet sociale, po merr jetë mania më e fundit për shkodranin
  • NGA SIMON MIRAKAJ – Osmani, shoku i fëmijësisë së diktatorit që ia refuzoi në sy ndihmën e ofruar…!
  • “Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës
  • “UEFA nuk mund të justifikojë vlerat e saj me monopol”, vjen vendimi i gjykatës në favor të Superligës Europiane
  • Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, Audi përplaset me kamionçinën, një person përfundon në spital…
  • FRYMËZIM – Iku 11 vjeç nga Shqipëria vetëm me të nënën e tij, sot i riu shqiptar fiton 150 mijë euro në muaj…

TË FUNDIT

FOTOLAJM – Luiz Ejlli personazhi i momentit në media dhe rrjetet sociale, po merr jetë mania më e fundit për shkodranin
  • Kryesore

FOTOLAJM – Luiz Ejlli personazhi i momentit në media dhe rrjetet sociale, po merr jetë mania më e fundit për shkodranin

20 seconds ago
NGA SIMON MIRAKAJ – Osmani, shoku i fëmijësisë së diktatorit që ia refuzoi në sy ndihmën e ofruar…!
  • Dossier

NGA SIMON MIRAKAJ – Osmani, shoku i fëmijësisë së diktatorit që ia refuzoi në sy ndihmën e ofruar…!

12 mins ago
“Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës
  • Aktualitet

“Të ndahemi nga politika e dhënies me qera të pronave për një kothere bukë”, takim këshillimor në Myftininë e Shkodrës

3 hours ago
“UEFA nuk mund të justifikojë vlerat e saj me monopol”, vjen vendimi i gjykatës në favor të Superligës Europiane
  • Kryesore

“UEFA nuk mund të justifikojë vlerat e saj me monopol”, vjen vendimi i gjykatës në favor të Superligës Europiane

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.