Skip to content
13 July, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

FENOMENI – Bashkia Vau Dejës kthehet në bastion të PSD- së, ju kujtohet reagimi i Ramës ndaj kryebashkiakut?!

ShkodraWeb 12 May, 2025
tom doshi votimi kuvend 2025

“Kristian, mos më luaj me dy porta Kristian”, ishte shprehja që kryeministri Edi Rama i drejtoi jo pa ton kryebashkiakut socialist së Vau Dejësit, Kristian Shkreli, në atë që mund të konsiderohet takimi i parafundit elektoral i PSSH- së në qarkun e Shkodrës.

Shumëkush, në mungesë të infoamcionit dhe jo ndjekës i rregullt i zhvillimeve politike në Shkodër, mbeti disi i çuditur: Drejtuesi më i lartë politik i drejtohet me këto fjalë, madje publikisht, kryebashkiakut të zgjedhur me siglën e partisë së tij.

Përgjigja por edhe arsyeja, ka ardhur para pak orëve, kur ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare në Bashkinë e Vau Dejësit, një nga 5 bashkitë e qarkut të Shkodrës.

PSD e Tom Doshit, është zyrtarisht forcë e parë politike me 5951 ose 44.20 % të totalit. Ajo ka lënë pas Partinë Demokratike me  4698 vota ose 34.89 %, teksa ka zbritur në vendin e tretë Partinë Socialiste me 18.43 % ose 2482 vota.

Në fakt, është në vazhdën e rezultatit të marrë nga PSD- ja e Tom Doshit edhe në zgjedhjet vendore të 14 maj 2023. Kjo parti rezultoi e para në votën për këshillin bashkiak me 27.64 % ose me 4082. Edhe asokohe, PS- ja u rendit e treta me 19.54 % ose 2885 vota, duke u kaluar në vendin e dytë nga PD- ja (Bashkë Fitojmë) me 21.93 % ose 3238 vota.

Ndërsa atëkohë, pakkush u shqetësua duke e konsideruar PSD- në aleat jo zyrtar në zgjedhjen e kryebashkiakut socialist Kristian Shkreli, në këto zgjedhje, kryeministri u detyrua të shprehej publikisht ndaj kreut të Bashkisë Vau Dejës: Kristian mos më luaj me dy porta Kristian!

Ajo që mund të konstatohet në këto zgjedhje është se Vau Dejës është kthyer në bastion të PSD- së, teksa partia e kryesuar nga Tom Doshi, është konsoliduar si e treta, me vota dhe me mandate, në nivel lokal- rajonal dhe qendror.

Post navigation

Previous: VIDEO – Vllaznia humb takimin me titullin kampion pas 24 viteve, Egnatia e shpartallon në finalen e sezonit
Next: NUMËROHEN 75% E VOTAVE – Ja si ndahen mandatet e deputetëve sipas 12 qarqeve në vend…?!

TË FUNDIT

padia pd west 2026

DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtjefen zici gjykata shkoder 2026

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat…

ShkodraWeb 13 July, 2026
emigracioni shifra 2026

STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj…

ShkodraWeb 13 July, 2026

TË FUNDIT

  • DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West 13 July, 2026
  • Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat… 13 July, 2026
  • STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj… 13 July, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 13 korrik 2026… 13 July, 2026
  • NGA DITMIR BUSHATI – Shqipëria ka nevojë edhe për protesta edhe për koncerte… 12 July, 2026
  • NGA ALBAN GJ. THIKA – Marjana Koçeku, mblidh 10 mijë firma që rikonfirmojnë besimin ndaj teje si deputete e pavarur 12 July, 2026
  • VIDEO – Aleksandër Koçeku dyshohet se ra në pritë, 25 gëzhoja nga e njëjta armë në vendngjarje… 12 July, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 12 korrik 2026… 12 July, 2026
  • U gjet i vrarë në automjetin e tij në rrugën Prekal- Kir, ishte nën hetim për vrasjen e Pavlin Prekës… 11 July, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

padia pd west 2026

DOKUMENTI – PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për financimin 4.2 milion euro të eventit të Kanye West

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtjefen zici gjykata shkoder 2026

Gjykata e Shkodrës merr vendimin, Shtjefen Ziçi do të qendrojë në arrest me burg pa afat…

ShkodraWeb 13 July, 2026
emigracioni shifra 2026

STATISTIKAT – Nga vitet 2000, Shqipëria ka humbur gati çerekun e popullsisë së saj…

ShkodraWeb 13 July, 2026
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 13 korrik 2026…

ShkodraWeb 13 July, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.