
Sot mbushen 14 vite nga “21 janar 2011”, kur gjatë një proteste të opozitës së kohës para Kryeministrisë, u vranë 4 persona pjesëmarrës në këtë tubim.
Ky përvjetor, si çdo vit, është kujtuar nga kryeministri Edi Rama përmes një publikimi në rrjetet e tij sociale.
“21 Janar🌹 “Drejtësia vonon po nuk harron”, thotë populli dhe sot kush po e vonon drejtësinë për 21 janarin, nuk duhet të harrojë se fëmijët e dëshmorëve po bëhen prindër duke pritur drejtësinë…”, shkruan Rama, duke përcjellë edhe një mesazh për “drejtësinë e re”.