ShkodraWeb publikoi një mesazh të ardhur në redaksi, ku një zonjë tregonte për një ngjarje të rëndë, humbjen e jetës së një foshnje 8- muajshe, duke aluduar për neglizhencë apo paaftësi në mjekim nga mjekët e Spitalit të Shkodrës.
Në mesazhin e saj, zonja tregonte se fëmija ishte i afërm i njërit prej ish- zëvendëskryetarëve të Bashkisë Shkodër dhe një zonje këshilltare bashkiake. Kjo e fundit, Alma Mehmetaj, gazetare, ka reaguar publikisht lidhur me lajmin e ShkodraWeb, duke u shprehur:
Mirëmbrema! Sapo u vura në dijeni për shkrimin e ShkodraWeb. Fëmija për të cilin bëhet fjalë është i afermi im. Në dijenin time rasti është në hetim nga organet kopetente, pasi është bërë edhe kallëzim penal në Prokurori nga prinderit e fëmijes!
Raportimi në ShkodraWeb ka qenë i saktë, ndërsa mësohet se vogëlushi fatkeq ishte nga Gruda, familjarët kanë bërë denoncim në polici, e cila menjëherë ka nisur procedurat e duhura. Ndërkohë, vetë familjarët nuk kanë patur dëshirë ta mediatizojnë ngjarjen.
LEXONI EDHE: DENONCIMI – Fëmija 8- muajsh humbi jetën nga neglizhenca apo paaftësia e mjekëve në Spitalin e Shkodrës