Fejohet këngëtarja e njohur, një shqiptar me origjinë nga Shkodra, bisnesmen në SHBA i ka “rrëmbyer zemrën”

Këngëtarja e njohur, Barbana Dini, është fejuar. Thuhet se personi që i ka “rrëmbyer” zemrën është një shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Prive.al” shkruan se djali në fjalë është një biznesmen me origjinë nga Shkodra. Madje jo vetëm kaq, pasi duket se ai i ka propozuar këngëtares dhe ajo ka thënë “po”.


Barbana ende nuk ka reaguar në lidhje me këto lajme, por në foton e profilit të “Instagram”-it ka vendosur një foto ku shfaqet duke u përqafuar me një mashkull, i cili është me kurriz.