Publicisti Fatos Lubonja ka folur për goditjen që i është bërë makinës së tij nga një person, i cili dyshohet se është me probleme mendore. Lubonja tha se personi që ka kryer aktin e kishte makinën e tij në shenjestër. Sipas Lubonjës, një variant mbetet që personi mund ta ketë kryer veprimin si rrjedhojë e klimës së ur.rejtjes që Rama promovon ndaj analistëve.
“Kam parë shumë reagime, që thonë se ishte person i sëmurë mendorë. Mendoj se nuk e ka shtyrë dikush këtë të sëmurë mendor që të më sulmojë makinën mua, por mendoj se klima e u.rrejtjes që proklamon Rama ndaj nesh, nuk mund të përjashtosh. Në Poloni u v.ra një person me influencë nga një i sëmurë ndërsa doli më vonë se ai person ishte shtyrë.
E dyta është se kam thënë se ky person ka qëlluar makinën time për shkak të ideve të tij politike. Ky ka goditur dhe pastaj ka dalë me thikë. Policia e di shumë mirë, ka dhënë deklaratë sikur kjo s’ka lidhje fare me mua, por që ka goditur makinën time rastësisht, që tregon se policia është nën influencë politike”, deklaroi Lubonja.