Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka dhënë komentin e saj për krizën politike në vend, ku mazhoranca përsërit vazhdimisht se do mbahen zgjedhje me 30 qershor.
Ajo e cilësoi si fatkeqësi për vendin e qytetarët pasi moszbatimi i dekretit të Presidentit Meta nga KQZ përbën grusht shteti.
“Eshtë fatkeqësi për vendin dhe qytetarët që ne po përballemi me grusht shteti. Mos përgjigjia dhe mos zbatimi i dekretit të presidentit nga KQZ, është një grusht i hapur shteti. Uroj të mos kemi të tjerë nga institucione të tjera në ditët në vijim. Sikurse po e shihni ne poo veprojmë me instrumenta demokratike, si përgjegjesi që kemi në këto poste.
Do të vazhdojmë të ngrejmë zërin në emer të qytetareve që të mundesohet ndalimi i cdo iniciative apo dhunim i procesit farsë, e të padrekretuar që tentohet të mbahet. Kjo është e paprecedent që po ndodh dhe nëse ka një proces ai nuk do të njihet nga ne, qytetarët por besoj edhe nga opinioni ndërkombëtar”, tha Voltana Ademi për RTV Ora.