Elseid Hysaj dhe Mauricio Sarri kanë punuar prej gjashtë vitesh bashkë dhe transferimi i trajnerit te Çelsi shton më shumë zërat se do t’i bashkohet edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare. Si për ta përforcuar këtë ide, “Express.uk” ka bërë me dije se “Blutë e Londrës” kanë nisur të lëvizin për ta realizuar këtë transferim.
Media britanike ka bërë me dije se Çelsi ka bërë një ofertë rreth 40 milionë euro për shqiptarin, por Napoli e ka refuzuar. Për Hysajn ka një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh. Mbetet për t’u parë nëse Ançeloti do t’i besojë shqiptarit apo do të pranojë largimin e tij gjatë ditëve në vijim të merkatos.