
Dita e sotme ka nisur me një lam shumë të mirë, madje fantastik. Shuma e nevojshme për kurimin e 34 vjeçarit shkodran Jetmir Zeqja, është plotësuar! Nevojiteshin 120 mijë euro që Jetmiri të merrte përkujdesjen e duhur shendetësore dhe në pak ditë, janë dhuruar 128 mijë euro.
Lajmin e ka dhënë vetë familja Zeqja, e cila falenderon çdokënd duke kontribuar financiarisht por edhe ata që ndihmuan me sensibilizimin përmes përhapjes së lajmit tek ata që kishin mundësi të dhuronin. Familja Zeqja shkruan:
Përshëndetje !
(SHUMA MONETARE U PLOTËSUA)
(MONETARY AMOUNT COMPLETED)
Ju falenderojm përzemërsisht per gjithë kontributin tuaj financiar dhe për të gjithë energjinë pozitive që keni dhënë ndaj kauzës tonë.
Shpresojmë dhe besojmë se gjithë kjo energji do shkojë tek Jetmiri dhe së shpejti ta kemi pranë nesh.
Në këto momente kemi arritur shumën prej 128 000 €,pasi te gjithë miqtë kanë kontribuar edhe në llogaritë bankare në njoftimin e bërë.
Jetmiri është transportuar në Stamboll dhe është nën kujdesin e mjekëve,ku po merr të gjitha trajtimet e duhura.
Nuk kemi fjalë ta pershkruajmë ndjesinë që na keni dhënë me këtë solidaritet dhe mbështetje.
Ju jemi shumë mirënjohës.
Zoti jua shpërbleftë të gjithëve.
Me respekt familja Zeqja
ShkodraWeb i uron shërim të shpejtë Jetmirit dhe kthim shëndosh e mirë në gjirin e familjes por edhe të Shkodrës tonë. Jemi të lumtur që pjesë e këtij sensibilizimi të jashtëzakonshëm që tregoi zemrën e madhe të shqiptarëve anëkënd botës, modestisht, u bëmë edhe ne. Me përulësi, të gjithëve një FALEMINDERIT nga zemra!
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!