FANTASTIKE – Pas Kupës së Shqipërisë, djemtë kuqeblu të atletikës sjellin në Shkodër edhe titullin e 12- të kampion

Vllaznia e Atletikës fiton trofeun e dytë kombëtar brenda pak ditëve! Pas Kupës së Republikës, djemtë kuqeblu sjellin në Shkodër trofeun e dytë, duke u shpallur Kampion Kombëtar për të 12- ën herë, po aq sa Kupa Republike të fituara rradhazi.


Një sukses i merituar, fryt i punës së atletëve, trajnerëve, SK Vllaznia!

I veçantë edhe dedikimi i këtij titulli, të cilin atletë dhe trajnerë ia dedikojnë Profesorit të nderuar, Gezim Mema i cili dha një kontribut të madh për atletikën shkodrane dhe atë shqiptare , por që fatkeqesisht u nda nga jeta pak kohë më parë.


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!