Shqiptart por jo vetëm po i përgjigjen në mënyrë fantastike thirrjes për të mbledhur fonde për Gazjon Rusin, mësuesin e Medresesë “Haxhi Sheh Shamia” që është infektuar me Covid-19 dhe që duhet të kurohet në Stamboll të Turqisë për shkak të gjendjes së rëndë shendetësore.
Sensibilizimi është shumë i gjërë dhe në rreth 5 orë janë mbledhur mbi 20 mijë dollarë amerikanë. Por duhet akoma punë, akoma sensibilizim dhe ajo çfarë është e rëndësishme, të dhurohet për Gazjonin, për ti shpëtuar jetën e për ta rikthyer në gjirin e familjes dhe nxënësve të tij. Shuma që duhet mbledhur është 55.000 dollarë amerikanë miq!
Forca! Të gjithë bashkë i’ a dalim! Shqiptarët kanë zemër të madhe! Me ndihmën e Zotit, do ta kalojmë edhe këtë sfidë!
Linku ku mund të klikoni për të dhuruar është ky: GoFundMe
Po kështu, janë në dispozicion edhe kontaktet e mëposhtme:
Banka Kombetare Tregtare” Numri i llogarisë së Medresesë LEK :
AL9420551106173041CLTJCLALLW
Tel: +355672879378 (Sekretaria e Medresesë)
Tel : +355692543143 (Familja e Gazjon Rusit)