Vllaznia është një fidanishte e pashterrshme në sport. Këto kohë po spikat “mbretëresha e sporteve”, atletika. Brenda pak ditëve kuqeblutë fituan Kupën e Republikës dhe Kampionatin, 12 tituj rradhazi respektivisht. Por rezultatet janë të spikatura edhe në arenën ndërkombëtare. Kryetrajneri i Vllaznisë në atletikë jep një lajm fantastik: Vllaznia ka në rradhët e veta një kampio Ballkani për të rinjtë. Ai sëhtë Heldi Valikaj dhe lajmin e jep në rrjete sociale kryetrajneri Marashi:
“FANTASTIKE, atleti i Vllaznise Heldi Valikaj shpallet Kampion Ballkanit per te Rinje, ne garen e kercimit se gjati me rezultatin 7.63m, aktivitet i cili eshte duke u zhvilluar ne Stamboll, Turqi / 12-13/09/2020..
Pa dyshim nje rezultat i shkelqyer. Urimet me te perzemerta per Heldin dhe trajnerin e tij Dorjan Tafa. Urojme qe edhe ne garen e kercimit 3- hapesh qe zhvillohet diten neserme te ngjitet ne podium!”, shkruan kryetrajneri Marashi, i cili ka publikuar edhe një foto të Valikaj pasi është shpallur kampion Ballkani. /ShkodraWeb Media/