
Kapiteni i Vllaznisë, Bekim Balaj, rrëmbeu skenën mbrëmjen e sotme, teksa realizoi tripletë golash në triumfin 0-4 që skuadra e tij regjistroi në Korçë ndaj Skënderbeut. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “RTSH”, Balaj deklaroi:
“Duhet ta thaj topin që ta firmosin, sepse fusha ishte e lagur. I lumtur për fitoren në radhë të parë. Të tillë gola marrin vlera mjaft të mëdha, më vjen mirë për këtë tregolësh të parë që po shënoj me Vllazninë.
Ne sulmuesit e dimë mirë, nganjëherë të zvogëlohet porta. E rëndësishme është që po shënoj, jemi kthyer te fitoret dhe rezultatet pozitive.
Të mbaj veshur fanellën e Vllaznisë, për mua nuk ka stimul më të madh. Tërheqja nga Kombëtarja? Urdhri i dytë e anulon të parin.
Nuk e di kush është fitues i “Topit të Artë”. Për mua si lojtar rëndësi ka trofetë dhe çmimet me Vllazninë. Pa ndihmën e skuadrës është e pamundur t’i fitosh këto trofe”, u shpreh Balaj.