
Ka lajme që nuk do donim t’i jepnim kurrë, ka momente që TV nuk do donim ta hapnim kurrë, ka ëndrra që nuk do donim t’i shihnim kurrë. Dhe kjo pikërisht na duket si një ëndërr e keqe.
Miq dhe dashamirë të muzeut tonë, të kulturës, artit dhe jetës qytetare shkodrane, me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut tonë z. Eduard Grishaj.
Eduard Grishaj do të kujtohet nga gjithë ne, si një studiues pasionant, ku dha kontribut të rëndësishëm në fushën e historisë, etnografisë dhe letërsisë. Familjar shembullor dhe mik i përkryer, na lë një trashëgimi të pasur, nëpërmjet punimeve, bisedave, debateve e gjithçka tjetër lidhet me formimin e tij. Veprimtar i guximshëm, ndër pjesëmarrësit dhe organizatorët e lëvizjeve të para demokratike që përfshinë Shkodrën dhe Shqipërinë në vitet ’90.
Ngushëllime familjarëve, bashkëshortes Mirela dhe djalit Matias, vëllezërve Aleksandrit dhe Alfonsit, të motrës Marjana dhe gjithë të afërmve dhe miqve të tij. Shpirti yt pushoftë në paqe Edi, do na mungosh fort o mik i dashur. /Publikuar në faqen zyrtare të Facebook të Muzeut Vendi i Deshmisë dhe i Kujtesës në Shkodër, ku Eduard Grishaj punonte/
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!