Ndodh edhe kështu! Familjarët e një të reje 15 vjeçare, kanë njoftuar në policinë e qytetit të Fierit se u është “grabitur” e bija, ndërsa ishte larguar nga shtëpia prej orës 21:00. Mësohet se e reja, pjesë e komunitetit rom, është gjetur në Berat dhe është marrë menjëherë në pyete në komisariatin e qytetit.
E reja ka deklaruar para bluve se është larguar me dëshirë me një djalë me të cilin ka një marrëdhënie dashurie. Ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të kthehet në shtëpi, dhe se preferon që të qëndrojë me të dashurin e saj.