ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

“Familja e tij për ne nuk ishte e huaj…”, shkodrani humbi jetën në vendin e punës, kryebashkiaku i qytetit vlerëson atë…

Shkodrani Aleksander Thani eshte shqiptari 63-vjeç, qe humbi jetën dje teksa ishte ne pune e siper. Ai punonte ne Genola, kur u godit per vd.ekje nga nje vinc ne kantier. Shqiptari, sic tregojne shoket e punes, ishte duke punuar në ngarkimin e disa objekteve të betonit në bordin e një kamioni, kur, u godit nga një vinç.

Nga informacioni i parë i mbledhur nga karabinierët dhe inspektorët, ai u gjet nga shoket i goditur dhe ne gjendje shume te rende. Ndihma qe iu dha ne vend ishte e kote, pasi dëmtimet e marra ishin te renda dhe ai nuk shpetoi dot.

Aleksander Thani ishte me origjinë shqiptare, nga Shkodra. Ne Genola krijoi familjen ku jetonte prej vitesh dhe la pas gruan Elisabeta dhe dy femije.

Flavio Gastaldi, kryetar i bashkisë ka treguar se “Për ne familja Thani nuk ishte e huaj, por e integruar në mënyrë të përkryer në vend, si prindërit ashtu edhe fëmijët. Lajmi tronditi komunitetin. Shpresoj që sakrifica e Aleksander te jete një paralajmërim për të gjithë botën e punës”.

Ai ka thene se edhe pse rregullat e sigurise jane te rrepta, ndodhin ngjarje te tilla qe u kushtojne jeten punonjesve.

ShkodraWeb i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmëve të bashkëqytetarit tonë model në Itali.

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.