
Zbulohen dy laboratorë ku falsifikoheshin viza amerikane dhe britanike në Tiranë. Operacioni është zhvilluar ditën e sotme nga Policia e kryeqytetit me urdhër të Prokurorit të Tiranës, Vladimir Mara i cili ka kryer edhe hetimet.
Mësohet se në pranga kanë rënë 13 persona. Në laborator prodhoheshin viza për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Në mars të këtij viti u zbulua një rrjet i organizuar i falsifikimit të vizave për në SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe. Në pranga ranë 40 persona, mes tyre edhe pesë efektivë policie. Grupi dyshohet se ka trafikuar rreth 1000 shtetas shqiptarë, të cilët paguanin deri në 30 mijë dollarë për një vizë kanadeze apo amerikane.
Shumica e emigrantëve kanë udhëtuar me avion drejt këtyre vendeve, ndërsa pagesat kundrejt trafikantëve bëheshin në dy pjesë. Një pjesë cash në Shqipëri dhe një pjesë me agjencitë e transfertave të parave kur ata mbërrinin në destinacion.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!