Gjykata e Tiranës shpalli fajtor futbollistin e Tiranës Uinful Kobinanë me akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”. Lojtari ganez u dënua me 4 muaj burg, por trupa gjykuese vendosi ta konvertonte dënimin me burg në 100 orë punë për komunitetin.
Mesfushori ganez ishte i pranishëm në sallën e gjyqit dhe këmbënguli se është i pafajshëm, ndërsa avokatët e tij deklaruan se do ta apelojnë vendimin.
Ai akuzohet se ka falsifikuar dokumentet e lejes së qëndrimit në vendin tonë.
Futbollisti mori nënshtetësinë shqiptare, çështje e cila u kthye në “mollë sherri” mes qeverisë dhe presidencës. Në këtë debat, u përfshi dhe klubi i Tiranës. Kampionët e Shqipërisë u shprehën se kanë respektuar të gjitha rregullat që lojtari të merrte nënshtetësinë shqiptare.