
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur më 9 dhjetor shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Luan Daci.
Daci është shpallur fajtor me vendimin e formës së prerë nga Apeli i Posaçëm për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.
Pas këtij vendimi nga Gjykata e Lartë, KPA nisi procedurat për largimin e Dacit si anëtar i këtij institucioni. Daci akuzohet per falsifikim dokumentesh gjatë aplikimit të tij për pozicionin e anëtarit të KPA-së. Ai nuk ka treguar shkarkimin e tij nga detyra në vitin ’97.
“Në aplikimin e kryer prej tij në datën 3 shkurt 2017 për t’u emëruar në funksionin e mësipërm, ai ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë masa disiplinore ‘largim nga puna’ në vitin 1997”, deklaroi SPAK në nisje të hetimeve për Dacin.




