Trajneri I Besëlidhjes, Elvis Plori është shprehur i zgjënjyer për humbjen 3-1 nga Vllaznia, ndërsa lezhianët nuk ia kanë dalë të prekin Superligën. Me kontratë të mbaruar, Plori kërkon disa ditë pushim për të vendosur, ndërsa nuk do ti thoshte “jo” një oferte nga Vllaznia.
“Më vjen mirë që shpëtoi Vllaznia, nuk doja të diskutoja këtë duel. Më vjen shumë keq që nuk shkuam në Superligë me Besëlidhjen sepse kemi bërë një punë të madhe”.
E ardhmja? Kontratën e kam pasur një vit dhe më ka mbaruar. Presidenti ka shprehur dëshirë dhe do ulemi të disklutojmë. Jam kërkues dhe nuk e kamarritur objektivin, do flasim dhe do vendosim. E quaj dështim humbjen e sotme sepse nuk dolëm në Superligë.
Fitoi babai juaj? Është e vërtetë që babai është tifoz me Vllazninë dhe i kam gjetur vend në stadium për të parë duelin.
Çfarë do ndryshojë Vllaznia? Afrimi i donatorit do japë marsh tjetër. Vllaznia ka shumë vite që nuk mbaj mend të jetë gjobitur asnjë sportiest. Nëse e krahasojmë buxhetin, nga kërkesa e llogarisë ekipe me buxhet më të ulët kanë dalë më mirë se Vllaznia.
Do pranoni Vllazninë nëse keni ofertë? Është vështirë t’i thuash jo një ekipi si Vllaznia, skuadra e zemrës sime. Megjithëse kam 10 vite që jam rrugësh. Kemi kaluar një kohë pandemie, të pushojmë pak pastaj vendosim. Kisha emocion përballë këtij stadium. Nuk është hera e parë që kam trajner shkodran kundër, e falenderoj Dedjen që shpëtoi Vllazninë.