NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

“Faleminderit Shqipëria, me gjithë zemër”, aktorja e njohur Sharon Stone në rrjete sociale…

Aktorja Sharon Stone ka falenderuar Shqipërinë që i erdhi në ndihmë Italinë duke i dërguar mjekë dhe infermierë në një periudhë kur shteti fqinj ndodhet në një situatë tepër të vështirë. Në një postim në Instagram, ylli i Hollywood-it kujtoi momentin kur Italia i erdhi në ndihmë gjatë eksodit të madh në vitet ’90, duke publikuar një foto të një anije të mbushur me shqiptarë. Ajo u shpreh se 30 vite më parë Italia i erdhi në ndihmë Shqipërisë ndërsa sot është Shqipëria që po e ndihmon.

“30 vite më parë Italia i ndihmoi ata. Sot Shqipëria po dërgon doktorë dhe infermierë për të ndihmuar Italinë. Faleminderit Shqipëria me gjithë zemër,”- shkroi Sharon.


Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të përdoren lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! Për të marrë njoftime për video të reja, ABONOHU tani!