Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Fakti që nuk nxjerrin as 1000 firmat e para, do të thotë se ato nuk janë”, Grida Duma: Berisha po mban ndjekësit me gajret

ShkodraWeb 10 November, 2021
duma firmat basha

Nënkryetarja e PD-së Grida Duma komentoi lëvizjen e fundit të ish-kryeministrit Sali Berisha që i dorëzoi sot kryetarit të Këshillit Kombëtar 4200 firmat për mbledhjen e Kuvendit.

Duma tha se procesi i marrjes së firmave nuk ka qenë i hapur dhe referendar sikundër foltoret, dhe fakti që nuk janë nxjerrë as 1000 firmat e para nënkupton që ato nuk ekzistojnë.

“Janë bërë foltoret të gjitha të hapura. Mbledhja e firmave duhet të ishte po aq referendar. Nuk u pa ky proces në asnjë moment. Po ta kishte këtë rehati do ta bënte të hapur në formë referendumi. Ata njerëz që kanë marrë pjesë aty, do mjaftonin për të bërë kuorumin. Procesi i firmosjes duhet të ishte edhe i filmuar sipas meje.

Nuk ka konfidencialitet. Fakti që sot nuk ke mundësinë të nxjerrësh një listë me 1000 të parët, më bën të qartë që nuk janë ato firma. Që ka Sali Berisha ndjekës, padyshim që ka, dhe do të ketë deri ditën e fundit që do dalë nga politika, por po flasim nëse ka kuorumin e nevojshëm”, tha Duma në emisionin “Open” në “Top Channel”.

Nënkryetarja e PD theksoi se Berisha po e bën të gjithë këtë nismë për të mbajtur me gajret ndjekësit, duke shtuar se ai e di mirë që ato që deklaron janë të pamundura.

“Unë mendoj që vetë z. Berisha e di fare mire që në kushtet që vetë SHBA-të nuk e konsiderojnë të mundshme që në kryesimin e cilës do parti të ekzistojë një individ i konsideruar “non grata”, këtë gjë Berisha e bën për të mbajtur me gajret ndjekësit. Është e pamundur, është e paarsyeshme, dhe do shpresoja të mos ta kisha dëgjuar këtë, sepse z. Berisha gjatë kësaj kohe ka thënë se po e bën këtë betejë për demokratizimin e vlerave të PD, dhe sigurisht që nuk është kështu sepse e ka nisur për shkak të vendimit që u mor ndaj tij, dhe nuk mund të jetë një rezultat që përfundon me interes publik.

Për këtë figurë dhe eksperiencë që ka z. Berisha, e din fare mirë, unë jam e bindur që kjo nuk është e mundur. Unë do preferoja të mos ta dëgjoja. E bën këtë për të mbajtur njerëzit lidhur”, tha Duma.

Sa i takon deklaratave të bëra sot nga ambasadorja Yuri Kim, Grida Duma u shpreh: “Lulzim Basha është koheziv, sepse nuk ka bërë ekzaktësisht atë që thanë amerikanët për z. Berisha. Amerikanët thanë përjashtim, Basha bëri pezullim. A është ambasadorja një person që flet nga vetja jo? A përfaqëson sekretarin e shtetit? Po”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – “Sali Berisha luajti blof, s’i mblodhi dot firmat për Kuvendin”, sekretari i Përgjithshëm i PD: S’ka fyerje me të madhe për demokratët!
Artikull pasardhës: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte 11 nëntor 2021…

TË FUNDIT

ura bunes permbytje 2021

MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër… 16 February, 2026
  • EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën… 16 February, 2026
  • Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë 16 February, 2026
  • Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe… 16 February, 2026
  • SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit 16 February, 2026
  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
  • Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant 15 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ura bunes permbytje 2021

MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
arrest 2026

Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.