Skip to content
15 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

banner zgjedhje kuvend 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Personazh

FAKTET/ E vërteta e shkollimit në Amerikë të Rudina Hajdarit…

ShkodraWeb 23 October, 2019
rudina hajdari

Vjet prag festash te “Ftesë në pesë”, Rudina Hajdari foli gjithë pozitivitet dhe e bëri ëndrrën amerikane të duket si bukë e djathë. Në CV e saj shqetësuese, Hajdari shkruan se ka përfunduar nivelin Bachelor me mesatare 3.7/4 në Fordham University. Më pas kreu Master of Arts në King’s College në Londër e së fundi, një tjetër Master of Arts në Columbia University.

Ajo thotë se i ka arritur të gjitha këto falë natyrës së saj studioze dhe mesatares së lartë që i siguroi përfshirjen në Dean’s List, që përkthehet në një bursë dhe me ndihmën e një kredie. Hajdari jetoi në konvikt dhe bëri punë të ndryshme për t’i siguruar jetesën vetes.

Le të ndalemi pak këtu. Sipas CollegeTuitionCompare.com, dhjetë vite më parë, vti akademik në Fordham University kushtonte $53.491 në vit, ku përfshihen pagesa vjetore, tarifat, librat dhe pajisjet, dhe banimi në kampus, meqë Hajdari tha se ka jetuar në konvikt. Këtë shifër e frikshme Hajdari e pakësoi disi duke u listuar si studente nderi (Dean’s List) dhe duke marrë një bursë, që sipas intervistës, mbulonte rreth 80% të pagesës së shkollës. Kjo është tërësisht e pavërtetë. Kjo bursë, që u jepet lehtësisht studentëve me mesatare mbi 3.5/4, arrin maksimumi 20%, në të kundërt universiteti do të falimentonte. Këtu vihet re edhe detaji i parë që bie në kontraditë me të tjerët. Gjatë intervistës, thotë se ka qenë katër vjet në Dean’s List, ndërsa në CV, liston vetëm tre vite. Që do të thotë se një vit i ka rënë mesatarja dhe s’ka marrë bursë dhe se gënjeu haptazi në televizion kombëtar. Duke bërë zbritjen e bursës së Dean’s List prej 20% për tre vite, Hajdari duhet të jetë diplomuar nga Fordham me një borxh prej të paktën 180.000 dollarësh, thuajse 20 milionë lekë të reja

Për sa i përket kredisë, kur nuk je shtetas amerikan është goxha e vështirë në mos e pamundur aprovimi i një të tille nga banka pa historik krediti. Edhe nëse jepet, shumat janë të vogla dhe në këtë rast mbushin një vrimë në ujë. Sigurisht, mund të ketë pasur ndihmën e të afërmve që kanë aplikuar për të, por sidoqoftë, mbeten borxhe për t’u shlyer.

Hajdari thotë se punonte teksa arsimohej, pa qartësuar se për studentët ndërkombëtarë ka limitime përsa i përket orëve të punës në javë. Lejohen vetëm 20 orë punë në javë (gjatë vitit akademik, sepse gjatë verës lejohet të punojnë me kohë të plotë) që thuajse gjithmonë realizohen në kampus. Marrim rastin më të mirë, që Hajdari paguhej 12 dollarë ora. Në vit, ajo fitonte maksimumi 14.000 dollarë në vit, që në New York, në një nga qytetet më të shtrenjta në botë, i dalin vetëm për të jetuar, për të marrë frymë.

Në King’s College, Hajdari thotë se ka dalë me mesatare të jashtëzakonshme dhe se ka marrë bursë. Në CV ajo thotë se është diplomuar me A+, që është nota më e lartë. Në Angli zakonisht flasin me pikë dhe A+ përkthehet në 100 pikë. Nëse është e vërtetë, e duartrokasim sepse është aq e vështirë sa ka lindur shprehja “100 i merr vetëm profesori.” Në të vërtetë, sistemi amerikan i notave me shkronja nuk përdoret në Angli. Këdo që të pyesni, “si u diplomove?” nuk do të shprehet me shkronja, por si Master with Merit a Master with Distinction.

King’s College kushton 45 mijë dollarë në vit për studentët ndërkombëtarë, por është i aksesueshëm përmes bursave të ndryshme si Chevening Scholarship, që Hajdari nuk e përmend në asnjë moment. Sidoqoftë, për të marrë këtë bursë a të tjera si kjo, duhet aplikuar para se të nisë viti akademik dhe jo pasi të arrish rezultate të jashtëzakonshme. Deri të paktën në përfundim të semestrit a vitit shkollor që të mund të aplikojë për bursë, Hajdari ka paguar tarifën prej 45 mijë dollarësh.

Në CV listohen vitet 2012-2104, ndërsa në profilin e Hajdarit në Linkedin, vitet 2011-2012. Një tjetër mospajtim të dhënash.

Ndërsa niveli i dytë Master, në Columbia University – që në CV e saj shqiptohet me K si Kolumbia – ka nisur në vitin 2016 dhe me rregull, duhet të ishte përfunduar vjet, edhe pse s’kemi dëgjuar gjë nga deputetja e preferuar e faqeve të memeve. Kjo fazë tjetër arsimi kushton, aq më tepër te KColumbia, që është një nga shkollat më të shtrenjta në Amerikë. Kur u ftua vjet (2018) të fliste në Columbia mbi “Ballkanin në kohën e presidentëve Putin dhe Trump”, faqja e universitetit nuk iu referua në asnjë moment si alumni apo si studente, që është jo vetëm e pazakontë, por edhe e çuditshme.

Po t’i hidhni një sy seksionit të komenteve nën intervistën e Hajdarit në “Ftesë në pesë,” do të vini re një valë mosbesimi. Publiku nuk është më injorant dhe nuk i përtyp më gënjeshtrat e thëna me fuqi. Të gjithë e dimë sa të shtrenjta janë universitetet amerikane e nëse nuk e dimë, dimë të kërkojmë. Hajdari bën mirë të tregohet e sinqertë dhe të bëjë të qartë se vjen nga një familje e pasur që gjeti mënyrën t’i sigurojë të shkollimin që e uli në foltoren e parlamentit ku belbëzon pambarimisht fjalë tre-rrokëshe. Nëna e Rudina Hajdarit nuk është e para dhe as e fundit gjykatëse që u shtron rrugën fëmijëve të vet. /Anabel.al/

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Ngatërrimi i himnit të Shqipërisë me atë të Andorrës, UEFA merr vendimin për Francën…
Artikull pas: NDODH EDHE KËSHTU/ U emërua një javë më parë drejtor burgu dhe dënohet vetë me 6 muaj por që konvertohet…

TË FUNDIT

Szymon Marciniak vllaznia egnatia 2025
  • Kryesore

Arbitroi ndeshjen Inter- Barcelona për Ligën e Kampioneve, i besohet “drejtësia” në Vllaznia- Egnatia…

ShkodraWeb 9 May, 2025
valbona quku lisha 2025
  • Kryesore

FOTOLAJM – Një kandidate për deputete “jashtë standardit” të zakonshëm si Valbona Quku Lisha…

ShkodraWeb 7 May, 2025
gjergj kastrioti skenderbeu 2025
  • Dossier

620 vjet më parë Arbërisë dhe Europës do ti vinte Gjergj Kastrioti, Heroi i pakontenstuar në asnjë epokë

ShkodraWeb 6 May, 2025

TË FUNDIT

  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • VIDEO – Kryeministri Edi Rama miting falenderues për shqiptarët në sheshin “Skenderbej” në Tiranë… 15 May, 2025
  • “Final 4” për futbollin e femrave, Vllaznia- Partizani është akti final që përcakton kampionen e Shqipërisë 14 May, 2025
  • VIDEO – “Nisim një betejë që do ta fitojmë”, Sali Berisha takim me drejtuesit politikë të PD- së në qarqe… 14 May, 2025
  • NGA BENET BECI – PS rritje spektakolare të votave në Bashkinë Shkodër, fitorja më e madhe qetësia, qytetaria dhe pozitiviteti 14 May, 2025
  • EMRAT – Përfundon numërimi i votave preferenciale, kush ka siguruar mandatin e deputetit në Shkodër 14 May, 2025
  • NGA ELIONA SHKRELI – Shkodra foli dhe tregoi shpirtin e saj të lirë…! 14 May, 2025
  • VIDEO – “PD po përgatit një luftë të fuqishme për mbrojtjen e votës”, Berisha sërish para gazetarëve… 14 May, 2025
  • SPAK e BKH sërish në Shkodër për krimet zgjedhore, të dyshuarit janë mbështetës së PSD- së… 14 May, 2025
  • VIDEO – Malësia e Madhe, e vetmja bashki ku PS fitoi në qarkun e Shkodrës, Benet Beci në KZAZ 1… 14 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
edi rama miting falenderues 2025
  • Kryesore

VIDEO – Kryeministri Edi Rama miting falenderues për shqiptarët në sheshin “Skenderbej” në Tiranë…

ShkodraWeb 15 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.