
Rezultojnë “fake news” aludimet në disa media, më konkretisht në portale, të cilët flasin për një dorëheqje të mundshme të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Pas lajmeve, ka reaguar zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Ardi Bita, i cili përgënjeshtroi informacionet e përhapura nga web-et. Sipas tij, Xhafaj vijon të jetë në detyrë.
“Lajmet për dorëheqje, të pavërteta. Ministri Fatmir Xhafaj vijon të jetë ende në zyrë dhe ushtron detyrën me funksion të plotë”, ka thënë për mediat, Ardi Bita, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!