EXCLUSIVE/ Zbulohet “rregullimi” i datave të gjyqeve në mes prokurorit dhe kancelares së gjykatës

Pasditen e sotme, në postën elektronike të ShkodraWeb ka mbërritur një material lidhur me aktivitetin dhe “bashkëpunimin” në mes organit të Akuzës- Prokurorisë dhe gjykatave- përmes kancelareve. ShkodraWeb, pasi bëri verifikimet e duhura, vendosi ta publikojë materialin që e konsideron në interes të publikut në kuadër të reformës në drejtësi. Në ShkodraWeb është dërguar vetëm një pjesë e mesazhit të shkëmbyer në mes një prokurori dhe një kancelareje në një nga gjykatat më të rëndësishme në vend. Meqenëse mesazhi përmbante edhe emra konkretë, të njohur për publikun e gjërë, duke mos dashur të identifikojmë personat që mesa duket kanë edhe një lidhje intime, kemi marrë vendim të censurojmë emrat që përmenden. E theksojmë, janë emra prokurori, kancelareje dhe një kryetari gjykate në vend. Mes tyre, persona të akuzuar edhe më herët për korrupsion. Qëllimi ynë nuk është të denigrojmë askënd dhe as të hyjmë në jetën private të askujt por të tregojmë se si ndërhyhet për shembull në përcaktimin e një date gjyqi të rëndësishëm. Në vijim letra e ardhur në ShkodraWeb bashkë me mesazhin e shkëmbyer në mes prokurorit dhe kancelares.

“Zbulohen mesazhet mes prokurorit dhe kancelares së gjykatës!

Prej mbi dy muaj, më saktë që prej mesit të nëntorit të vitit të kaluar, nëpër telefonët e gjyqtarëve të XXXXX të Tiranës dhe sekretarëve të tyre, qarkullojnë disa mesazhe te marra nga komunikimi ne Whatsapp mes njërit që quhet XXXXXXXX, që referuar numrit të telefonit presupozohet të jetë prokuror i XXXXX në Tiranë dhe kancelares së Gjykatës së XXXX  XXXXX, siç rezulton nga mesazhet me gjasë duhet të jetë XXXXX XXXXX. Por pa u marrë me autenticitetin e mesazheve dhe as pa hyrë në intimitetin e marrëdhënies mes tyre, për të cilën në gjykatë flitet prej muajsh, me interes për publikun dhe për reformën në drejtësi është pjesa kur ata komunikojnë mes tyre për një datë gjyqi, një prej çështjeve me korruptive nëpër gjykatat tona! Ndoshta për këtë dy protagonistët që lexojmë nga mesazhi, XXX XXXX dhe XXXXX duhet te japin një sqarim në organin e akuzës ose prokuroria pastaj duhet të sekuestrojë telefonet e tyre dhe ta zbardhë datën e gjyqit për të cilin flasin ata të dy. Ja edhe një nga mesazhet e komunikimit mes tyre:”

Loading...

Lini një Përgjigje