DOKUMENTI – Nesër mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, ja cilët janë emrat nga Shkodra të propozuar për Kryesinë, Sekretariatin e parlamentin

Ditën e nesërme është njoftuar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. ShkodraWeb ka siguruar të gjithë emrat e kandidatëve për pozicionet në Këshillin Kombëtar, sekretariate, kryesi por edhe Kuvendin e Shqipërisë në nivelin e nënkryetarëve të tij, Grupit Parlamentar të PD- së por edhe komisionet parlamentare.

Vlen të theksohet se Greta Bardeli është propozuar për sekretare të marrëdhënieve me publikun, Emilia Koliqi dhe Izmira Ulqinaku si antare të Kryesisë si përfaqësuese të zonjave ndërsa nga rradhët e burrave, nga Shkodra si qark janë propozuar Bardh Spahia, Helidon Bushati, Ramadan Likaj dhe Zef Hila. Helidon Bushati është nominuar edhe si kryetar i njërit nga komisionet parlamentare që pritet të drejtojë PD në Kuvend.


Ndërkohë, Edi Paloka do të zëvendësojë Bujar Nishanin në kryee të Këshillit Kombëtar, Enkelejd Alibeaj do të jetë nënkryetar i Kuvendit ndërsa Alfred Rushaj do të jetë gryetar i Grupit Parlamentar të PD- së. Bashkë me Jorida Tabakun dhe Grida Dumën, këto do të jenë 4 nënkryetarët e PD-së. Më poshtë, mund të lexoni të plotë emrat e kandidatëve për postet drejtuese në PD që pritet të votohen nga Këshilli Kombëtar.