Drejtuesit europianë, të mbledhur në një samit në Bruksel, u shprehën të kënaqur me përjashtimin, e akorduar deri më 1 maj për BE-në nga Donald Trump, nga taksat amerikane për çelikun dhe aluminin, por do të kërkojnë një përjashtim të përhershëm.
“Do të shikojmë se si do të mund të sigurojmë një përjashtim të përhershëm”, shtoi ajo, raporton atsh.
Sipas një zyrtari të lartë europian, drejtuesit e Bashkimit Europian, parashikojnë të kërkojnë një përjashtim të përhershëm duke u shprehur të hapur për bisedime.
Presidenti amerikan, Donald Trump autorizoi sot përjashtimin deri më 1 maj 2018 nga taksat e SHBA-së prej 25% për importet e çelikut dhe 10% për ato të aluminit të disa partnerëve të saj të rëndësishëm, përfshirë dhe Bashkimin Europian./balkanweb/