Europa i nënshtrohet për të 3 vit radhazi Real Madrid. “Galaktikët” kanë mposhtur 3-1 sonte në finale Liverpool-in duke e çuar në 13 numrin e trofeve me “veshë të mëdhenj” në historinë e tyre.
Ndeshja u zhbllokua nga Benzema, i cili përfitoi nga një gabim i portierit Karius, por pas vetëm 4 minutash Mane solli baraspeshën.
Gjithsesi lojtari vendimtar padyshim do rezultonte Garreth Bale, i cili u fut si zëvendësues në minutën e 61 duke marrë vendin e Isco-s. Uellsiani fillimisht realizoi në të 64-r, me një roveshiatë e cila do të mbesë gjatë në histori. Reali kalon sërish në avantazh.
Liverpool do kërkonte dëshpërimisht për disa minuta golin, por ai nuk do të vinte. Në të 83-n Bale vulosi gjithçka, me një goditje nga një distancë shumë e largët, me topin që përfundoi në rrjetë falë edhe portierit Karius, që sonte bëri një paraqitje për t’u harruar.