NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

“Europa duhet të përballet me albanofobinë brenda saj…”, djali i filantropit Soros i ashpër me BE-në…

Alexander Soros, djali i filantropit të njohur George Soros ka dalë në mbrojtje të Shqipërisë pas refuzimit që BE-ja bëri për hapjen e negociatave për Tiranën dhe për Shkupin. Në një postim në rrjetet sociale, Soros shkruan se në Europë ekziston një paragjykim dhe fanatizëm ndaj shqiptarëve etnikë.


Sipas tij, ky paragjykim dhe fanatizëm nuk duhet të nënvlerësohet në refuzimin ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. “Ekziston një paragjykim dhe fanatizëm ndaj shqiptarëve etnikë në Evropën Perëndimore, i cili nuk duhet të nënvlerësohet në refuzimin që iu bë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Këshill. Europa duhet të përballet me albanofobinë e saj”, shkruan Alex Soros.

Pak ditë më parë në samitin e liderëve, BE-ja nuk arriti që të merrte një vendim për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë për shkak të vetos së Francës duke e shtyrë diskutimin për në samitin e Zagrebit në Maj të vitit 2020.

Për t’u abonuar në kanalin tone në YouTube ShkodraWeb TV mjafton të klikoni: SUBSCRIBE dhe do të informoheni me lajme me video por dhe argëtoheni pa fund me humor të zgjedhur! ABONOHU tani!