Skip to content
17 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Euro 2024? Presim zyrtarizimin, e vërteta e Brojës…”, trajneri i Shqipërisë: Nuk u tregoj kush luan me Bullgarinë

ShkodraWeb 16 October, 2023
silvinjo kombetare 2023

Shqipëria do të përballet me Bullgarinë të martën në orën 18.00, në “Air Albania”. Kjo është miqësorja e parë e trajnerit të kuqezinjve, Sylvinho, nën drejtimin e kombëtares tonë. Sylvinho u shfaq në konferencë për shtyp, ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

“Mund të ketë patjetër disa ndryshime. Një parantezë që iu bënë pyetjet Strakoshës. Ai ka pasur mundësi të luajë në Premier League. Ne kemi dy portierë shumë të mirë, si Berisha dhe Strakosha. Ne jemi shumë të sigurtë sepse kemi lojtarë me eksperiencë. Strakosha luajti me Poloninë dhe bëri mirë. Sa i përket miqësores së nesërme me Bullgarinë, kam 5-6 vite që e kam humbur konceptin e miqësoreve. Ritmi është shumë i çmendur. Nuk ka ndeshje miqësore. Ne kemi dërguar një person nga stafi ynë për të parë Bullgarinë. Kanë një skuadër shumë të mirë. Në aspektin fizik janë lojtarë të gjatë. Është normale që një lojtar që të provojë shumë lojtarë. Por, nuk mund të bëhen 6-7 ndryshime sepse humb ekuilibri. Edhe lojtarët që bëjnë shumë ndeshje, kanë një ritëm shumë të madh, duhet t’i respektojmë që mos t’i ngarkojmë shumë.

Miqësore? Sigurisht që lojtarët e kanë kuptuar për pjesën e mentalitetit. Është një ndeshje që do të ketë një audiencë të madhe. Kam vendosur me mendjen time që të bëj disa ndryshime, të paktën 3-4 lojtarë. Nuk mund t’i them emrat sepse nuk është e drejtë. Të shohim deri nesër dhe më pas do të vendosim se çfarë mund të bëjmë.

Armando Broja? Është një lojtar që ka ardhur nga një dëmtim i rëndë. I është dashur 9 muaj të kthehet në fushë. Një ndeshje para se të vinte te ne ka luajtur 45 minuta. U zëvendësua sepse kishte probleme fizike. Ai bëri kontrolle fizike te Chelsea. Erdhi këtu dhe kishte një shqetësim. U ulëm dhe biseduam. Ishte e qartë që nuk ishte në gjendje për të luajtur. Bashkë me lojtarin dhe me klubin vendosëm që ai të kthehet për t’u rikuperuar.

Europiani? Sa i përket objektivave që kemi ne, nuk mendojmë aktualisht. Mendojmë vetëm për nëntorin për të arritur objektivin zyrtarisht. Me Çekinë kemi bërë një hap të rëndësishëm. Jemi në një grup të fortë që ka pasur shumë luhatje. Janë disa skuadra në garë për t’u kualifikuar. Në kombëtaren shqiptare të gjithë janë të ndërgjegjshëm për forcën që kemi”, – tha ai.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Bashkia Shkodër nis ndërhyrjet në rrugët e qytetit, kërkon mirëkuptimin e banorëve për lirimin e parkingjeve…
Artikull pasardhës: DOKUMENTI – Nostalgjikët ia festojnë ditëlindjen me 16 tetor, ja data e saktë e lindjes së diktatorit Enver Hoxha

TË FUNDIT

adrian leka unishk

MINUTA E FUNDIT – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për administratorin e UNISHK…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
selia pd tirane

Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
makine kanabis 2026

Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis

ShkodraWeb 17 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për administratorin e UNISHK… 17 March, 2026
  • Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste 17 March, 2026
  • Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis 17 March, 2026
  • “Eliminuam nr. 2 të Iranit”, ministri i Mbrojtjes i Izrealit jep lajmin: Larijani është në thellësitë e ferrit… 17 March, 2026
  • E RËNDË – 31- vjeçarja nga Dobraçi tenton vetëvrasjen duke gëlltitur fostoksinë, detajet nga policia… 17 March, 2026
  • Kuvendi miraton pa praninë e opozitës rezolutën, Irani shpallet shtet terrorist dhe sponsor i terrorizmit 17 March, 2026
  • ERMRI – Identifikohet autori i vendosjes së tritolit në mjetin e efektivit të policisë, pranga 32- vjeçarit me precedentë 17 March, 2026
  • VIDEO – Kapen në Muriqan 4.2 kg kanabis sativa dhe 38 mijë euro të padeklaruara, arrestohen 2 persona 17 March, 2026
  • Shqiptarët vdesin nga zemra gati 2 herë më shumë se në BE, në rritje edhe problemet e shëndetit mendor 17 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 mars 2026… 17 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

adrian leka unishk

MINUTA E FUNDIT – Dështon sërish mbledhja e Bordit të Administrimit për administratorin e UNISHK…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
selia pd tirane

Jashtë seancës plenare të Kuvendit por PD në një linjë me PS: Garda Revolucionare e Iranit, organizatë terroriste

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
makine kanabis 2026

Arrestohet tre persona nga Zagora e Malësisë së Madhe për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanabis

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
ali larijani iran 2026

“Eliminuam nr. 2 të Iranit”, ministri i Mbrojtjes i Izrealit jep lajmin: Larijani është në thellësitë e ferrit…

ShkodraWeb 17 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.