Eshte koha qe shteti te “tregoje dhembet”, a do te ndalet “Vjeshte 2017” nga lidhjet me politiken?!

Keto dite po perballemi me nje lajm te mire. I mire per te pakten shumicen e atyre qe jetojne Brenda territorit te Shqiperise. Sepse te jemi te sinqerte, ne qe nuk kemi probleme me ligjin, jemi te “denuar” te bashkejetojme me ate qe duhet te perballen me ligjin. E madje ne jo pak raste, atyre qe kane probleme me ligjin duhet “tu heqim kapelen” ne shenje respekti. E jo vetem ne “vdekataret” e thjeshte, por edhe ata qe kane pushtet te pamate ne te gjitha kuptimet.
Sic eshte lehte e kuptueshme, e kam fjalen per mega- operacionin policor qe nisi ne Elbasan, sot ne Vlore dhe pas disa ditesh, do ti vije rradha edhe Shkodres tone. “Vjeshte 2017”, nese do te vazhdoje, tenton te realizoje ate qe mbase nuk eshte bere per 27 vite: “Te forteve” tu tregoje “dhembet e shtetit” dhe njerezve te zakonshem tu jape me shume siguri ne rruge, ne pune, ne shtepi, ne cdo orar te dites e te nates. Nuk e di nese ka qene  nje ide vete ministrit Xhafaj apo nje vendim me kolegjial. Gjithsesi, ka marre edhe miratimin e kryeministrit, kjo eshte e qarte. Per tu kthyer pak ne kohe, mbase ja vlen te hedhim syte tek “metodat” drastike dhe aspak demokratike qe jane perdorur nga shteti, edhe ne vendin tone.
Ne fund te viteve 80 dhe fillim te viteve 90, ne Shqiperine e asaj kohe, shume individe te njohur te botes se krimit, gjendeshin te eleminuar ne menyre te cuditshme. Nuk dihej dhe nuk merrej vesh se si u eleminuan. Asokohe flitej per nje grup te vogel njerezish, strukture shteterore, e cila asgjesonte pa gjyq elemente kriminale qe ne nje fare kuptimi, nuk e meritonin “te benin hije mbi toke”. Po perpara viteve 90, komunizmi bente shembuj. Ne Shkoder, sot e kesaj dite kujtohet varja e Gjeloshit fiks perpara maternitetit te ri, ne nje shesh te hapur. Makabre vertete, por mesazhi ishte i qarte edhe per femijet qe beheshin gati te lindnin. Te ecim pak me perpara, ne fillim te viteve 90, atehere kur sistemi kaloi nga komunizem ku jemi sot. Shteti i asaj kohe, i kryesuar me force e vendosmeri nga Sali Berisha, beri shembull duke varur ne mes te Fierit disa grabites. Pak a shume, si ngjarja qe ju riktheva ne kujtese, e para vitit 1990. E nese duam te kalojme pertej Shqiperise, ndoshta edhe ekstrem, eshte rasti i Filipineve, ku presidenti Duterte del me pistolete ne dore per te vrare trafikantet e droges. Madje edhe me shume, “nese im bir eshte perfshire ne nje aktivitet te tille, meriton vdekjen” ka thene presidenti i Duterte, i cili ka orientuar cdokend te vrase trafikantet, madje edhe duke marre shperblim. Shembujt ekzistojne edhe ne shtete si SHBA, sepse i parashikon Kodi Penal i vendit. Shembuj, por ne nje procedure ligjore, permes nje gjykimi por qe ne finale kane “karrike elektrike”, “injektim helmi” mundesisht, pasi te kesh jetuar me ankthin e vdekjes ne burg per shume vite.
Pse e gjithe kjo paranteze? C’lidhje ka me mega- aksionin e policise “Vjeshte 2017”? Besoj se eshte koha qe shteti te tregoje perseri “dhembet” e tij, edhe pse vitet e shkuara kane treguar se pikerisht me te dobetit, me te pambrojturit, jane viktimat e shtetit qe “zgjohet nga gjumi”. E kane treguar reformat e bujshme, duke nisur nga energjia elektrike, goditja e evazionit fiskal, ndertimet pa leje etj. Eshte koha qe policia te godase pikerisht aty ku duhet, te beje shembuj, gjithmone ne mbeshtetje e zbatim te ligjeve. Por nuk e di pse kam nje frike. Do te kete perjashtime, do te kete selektivitet, do te kete mbrojtje te dukshme e te padukshme politike. Druaj se aksioni “Vjeshte 2017” do te devijoje apo te ndalet krejt kur te perballet me ndonje individ. Fushata elektorale nuk ka shume qe ka perfunduar dhe politikes mund ti duhet te paguaje “borxhet” e saj…